Tragjedia në Gllogjan| "Ka qenë në punë kur ka ndodhur vepra", avokati i të dyshuarit që u lirua flet për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tragjedia në Gllogjan| “Ka qenë në punë kur ka ndodhur vepra”, avokati i të dyshuarit që u lirua flet për Insajderin

    Insajderi
    11 January 2022 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Taulant Broqi, avokati mbrojtës i të dyshuarit M.M për vrasjen e trefishte në Gllogjan, ka thënë se arsyeja e lirimit me kusht të klientit të tij është sepse në momentin kur ka ndodhur vrasja, i dyshuari ka qenë në vendin e tij të punës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në një prononcim për Insajderin, Broqi thotë se me propozim të Porkurorisë, të dyshyuarit i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak për dy muaj.

    “Është liruar me propozim të prokurorit të rastit për arsye që ai ka qenë në punë kur ka ndodhë vepra.”, ka thënë Broqi.

    Ndërkohë dy të dyshuarve të tjerë u është vazhduar paraburgimi edhe për 60 ditë. Lajmi është konfirmuar të hënën nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

    Më 12 dhjetor të vitit të kaluar është arrestuar H.M. dhe dy djemtë e tij, K.M. dhe M. M. nga Gllogjani.

    Në ditën e arrestimit, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, tregoi se arrestimet janë kryer pas disa bastisje në disa lokacione të caktuara në lidhje me këtë ngjarje. Të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë kallashnikov.

    Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona – në mesin e tyre dy nxënës – mbetën të vrarë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark