
Polcia e Kosovës ka njoftuar për një përleshje që ka ndodhur në Obiliq ku si pasojë dy të mitur janë therur me thikë dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Viktimat, janë dërguar për tretman në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë”, njoftoj policia.
Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar gjashtë të dyshuar ku tre prej tyre janë të mitur.
“Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë, tre (3) prej tyre të mitur, pasi që të njëjtit për motive (ende) të panjohura kanë sulmuar fizikisht me mjete të mprehta-thika, dy viktimat meshkuj kosovarë-të mitur, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore”, njoftoj policia.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar; tri (3) thika, një (1) shufër metali, dhe një (1) boks hekuri.
Të dyshuarit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të gjithë (6) janë dërguar në mbajtje.