Vdes në QKUK gruaja që u lëndua në një aksident - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Vdes në QKUK gruaja që u lëndua në një aksident

    Insajderi
    12 January 2022 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën Klinike Universitare ka vdekur një grua e cila ishte duke u trajtuar për shkak të lëndimeve që kishte marrë në një aksident trafiku para tetë muajve.

    Rasti kishte ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, më 3 maj të vitit 2021.

    “Viktima femër shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila për shkak të aksidentit ishte duke u trajtuar në QKUK, me datë 11.01.2022 ka ndërruar jetë”, njoftoj policia.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark