E mitura shtatzënë shkon në QKUK, policia ia arreston prindërit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E mitura shtatzënë shkon në QKUK, policia ia arreston prindërit

    Insajderi
    12 January 2022 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në QKUK një e mitur në repartin  gjinekologjik ka shkuar shtatzënë.

    Sipas policisë ajo ishte duke bashkëjetuar me një të mitur tjetër.

    “Raportohet se e mitura është pranuar  në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një të mitur”, njoftoj policia.

    Policia lidhur me këtë rast ka arrestuar prindërit e të miturës dhe të miturit tjetër.

    “Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarit janë intervistuar  të  dy prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit) meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit (prindërit) dërgohen në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark