Papa si asnjë herë me parë ndalon makinën dhe hyn në një dyqan disqesh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Papa si asnjë herë me parë ndalon makinën dhe hyn në një dyqan disqesh

    Insajderi
    12 January 2022 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Papa Françesku zhvilloi një vizitë surprizë, mbrëmjen e së hënës, në një dyqan disqesh muzikore në qendër të Romës.

    Zyra e shtypit të Vatikanit bën me dije se vizita kishte si qëllim “bekimin e dyqanit të ristrukturuar”, pasi pronarët ishin miq të vjetër të Atit të Shenjtë, i cili qëndroi aty për më shumë se 15 minuta.

    Pronari i dyqanit “Stereosound” tregon se Papa ishte një klient i vjetër i dyqanit të tij pranë Panteonit. Sipas tij, ai e vizitonte shpesh kur ishte një prift i thjeshtë apo kryepeshkop i Buenos Aires. Françesku kishte premtuar se do ta vizitonte dhe më në fund kjo vizitë u zhvillua, mbrëmjen e së hënës.

    Papa raportohet të ketë dalë nga dyqani me një disk me muzikë klasikë, dhuratë nga miqtë e tij./a2/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark