Ish-këshilltari i Thaçit Donika Gërvallës: Pavetëdijshëm po e mbështet politikën e Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-këshilltari i Thaçit Donika Gërvallës: Pavetëdijshëm po e mbështet politikën e Serbisë

    Insajderi
    12 January 2022 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka dhënë dorëheqje shefi i zyrës për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Artan Behrami.

    Në letrën e dorëheqjes së Behrami, dërguar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e akuzon këtë të fundit se po mbështet Gjykatën Speciale.

    Behrami thotë se po jep dorëheqje nga Ministria e Punëve të Jashtme, për shkak që Gërvalla është duke e mbështetur procesin e Gjykatës Speciale, e cila Kosovën e vendos në një pozicion shumë të vështirë përballë një Serbia, e cila tash e dy dekada mohon të gjitha krimet në Kosovë.

    “Me pasivitetin tuaj, ju jeni duke mbështetur procesin e Gjykatës Speciale, e cila Kosovën e vendos në një pozicion shumë të vështirë përballë një Serbia, e cila tash e dy dekada mohon të gjitha krimet në Kosovë. Me këto rrethana qëndrimi im në Ministri bëhet i pamundur”, thuhet ndër të tjera në letrën e dorëheqjes së Artan Behrami.“Ju si ministre dhe si Qeveri, nuk keni bërë asnjë hap për të mbështetur krerët e UÇK-së, rrjedhimisht narracionin për luftën e pastër dhe çlirimtarë”, thotë Behrami në letrën e tij.

    Insajderi ju sjell dorëheqjen e tij:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark