
Dy vëllezër nga Rahoveci kanë rrahur babain e tyre dhe e kanë lidhur me litar.
Rastin për Gazetën Insajderi e ka konifrmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur informatës për “ Dhunë në familje “ Dyshohet se të dyshuarit e lartëcekur (vëllëzer) pas një mosmarrveshje me prindin e tyre ( viktimën) e kishin sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar lendime trupore”.
Xhurkaj tha se babai pas lëndimeve që ka marr është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore.
“Viktima ka marrë ndihmën mjekësore fillimisht në QMF-në Ratkoc e pastaj në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe sipas mjekut ka lendime te lehta trupore”, tha ai.
Të dyshuarit janë shoqëruar ne Stacioni Policor – Rahovec, dhe pas intervistimit me urdher te Prokurorit të Shtetit janë ndaluar per 48 orë”.