MPJD jep të dhënat e fundit për aksidentin në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    MPJD jep të dhënat e fundit për aksidentin në Serbi

    Insajderi
    12 January 2022 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë detajet lidhur me aksidentin e mbremshëm në Krushevc të Serbisë.

    Sipas njoftimit qytetarët të cilët po udhëtonin tranzit me autobusë drejt Sllovenisë, kanë vazhduar udhëtimin e tyre pas marrjes së trajtimit mjekësor.

    Nga ky grup, një udhëtare nuk e ka vazhduar udhëtimin me vetëdëshirë dhe është në pritje të transportit privat.

    Tutje, në njoftimin thuhet se nga vizitat dhe bashkëbisedimi me të lënduar, në autobus me rastin e aksidentit kanë qenë 78 udhëtarë dhe prej tyre 16 kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.

    “MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd ka komunikuar me autoritetet për ngjarjen dhe për të lënduarit dhe zyrtarët nga Zyra jonë Ndërlidhëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në funksion të ofrimit të asistencës dhe përkujdesjes institucionale, zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në Qendrën Spitalore”, thuhet në njoftim.

    “MPJD-ja falënderon autoritetet në vendin e ngjarjes për asistencën dhe trajtimin mjekësorë të të lënduarve”, përfundon njoftimi i tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark