Arrestohet 25 vjeçari në Shtime, ishte i dënuar me 8 muaj burgim për posedim të narkotikeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Arrestohet 25 vjeçari në Shtime, ishte i dënuar me 8 muaj burgim për posedim të narkotikeve

    Insajderi
    12 January 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se stacioni policor në Shtime sot  rreth orës 09:15 në rrugën ‘’Tahir Sinani’’ në Shtime ka arrestuar një person me inicialet A.M (M/K), 25 vjeçar.

    Sipas kësaj drejtorie, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ me dënim burgimi prej tetë muajve.

    “Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet nga policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark