Escobar pas protestës së Berishës: Është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Escobar pas protestës së Berishës: Është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit

    Insajderi
    12 January 2022 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka dënuar dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila do të transmetohet pasditen e sotme Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.

    “Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo çdokush që pretendon se është anëtar i PD-së është një partner i rëndësishëm i joni tani. Ne do të jemi shymë të angazhuar në rajon, edhe për çështjet ekonomike”, thotë mes të tjerave Escobar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark