Insajderi
Lajme

Arrestohet qytetari i kërkuar për veprën penale bixhoz

Insajderi
12 January 2022 - 13:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet qytetari i kërkuar për veprën penale bixhoz
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë ditës së sotme polica në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.

Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari F. V., 53 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës,  i  njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark