Prizenasi nervozohet në kolonë, plagos një person në këmbë vetëm pse i ra borisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Prizenasi nervozohet në kolonë, plagos një person në këmbë vetëm pse i ra borisë

    Insajderi
    12 January 2022 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji L.V., i dyshuar për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armë.

    Sipas njoftimit të gjykatës i dyshuari është nervozuar si pasojë e kolones se veturave dhe fillon të fjaloset me personin që ishte me vteurë pas tij dhe me pas e plagosë disa herë.

    I dyshuari me datë 10 janar, në orët e mesditës, në Prizren, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.G., në atë mënyrë që derisa viktima ishte në automjetin e tij së bashku me familjarë, si rezultat i ngarkesës së trafikut rrugor ishte krijuar kolonë e veturave, i dëmtuari pasi që ishte i rreshtuar pas veturës së të dyshuarit i bie borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën dhe në atë moment në fjalosje e sipër, i pandehuri nga automjeti i tij, e merr një pistoletë në dorë dhe kthehet tek vetura e të dëmtuarit dhe pas shkëmbimit të serishëm të disa fjalëve, fillimisht me dorezën e pistoletës e godet të dëmtuarin B.G., në kokë, me ç ’rast i dëmtuari B.G., i vërsulet të pandehurit L.V., duke tentuar t’ia tërheq pistoletën nga dora dhe në atë moment i pandehuri shkrep një herë me pistoletë duke e plagosur viktimën në këmbën e tij të majtë.

    Sipas gjykatës i dëmtuari ndonëse i plagosur, vazhdon t’ia mbajë duart të njëjtit për të mos shkrepur edhe më tej, derisa policia ka arritur në vendin e ngjarjes, me ç ’rast edhe e arrestojnë të pandehurin, ndërsa viktima si rezultat i armës së zjarrit ka pësuar lëndime trupore në kokë dhe në këmbën e tij të majtë.

    Ndaj L.V., rëndon edhe akuza për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark