Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i gjenë personat e humbur në Brezovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i gjenë personat e humbur në Brezovicë

    Insajderi
    13 January 2022 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup i skibjeshkatarëve dje kishin humbur në një mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare “Brezovica”.

    Kjo u bë e ditur nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku thuhet se ata kishin pranur një telefonat nga personat në fjalë në orën 17:35, dhe se menjëherë e kishin filluar kërkimin, ku në ora 22:00 i kishin gjetur skitarët.

    “Me një kordinim të shpejtë arrihet organizimi dhe fillimi i operacionit pas një kohë shumë të shkurtë. Anëtarët:Bardhosh Morina, Donat Hoti dhe dy bjeshkatar lokal nga Komuna e Shtërpcës Nikola Grbic, Sinisa Cumpalovic pajisjen dhe nisen në drejtim të kordinatave të dërguara”.

    “Në orën 19:40 arrihet në zonën e incidentit dhe për shkak të kushteve të rënduara dhe dukshmërisë nuk mundën të takohen, por vetëm dëgjojnë zërin e njëri tjetrit. Në orën 20:40 pas një ngjitjeje dhe orientimi në kushte extreme arrihet me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve”.

    “Duhet të ceket që operacioni ka pasur shumë vështirësi pasi që edhe komunikimi me telefon me të humburit është ndërprerë shkaku i ndaljes së telefonëve nga i ftohti i madh. Në orën 22:00 përfundon evakuimi i të humburve në qendrën skitare”.

    Personat e humbur janë në gjendje stabile shëndetësore, gjendja e tyre është e mirë dhe vazhdojnë të ngrohen dhe stabilizohen, pasi që ishin të ekspozuar në kushte atmosferike extreme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark