“Unë kam pas me u taku nja 30 herë me Kadri Veselin” – Dalladaku rrëfen se si e priste Veselin e Halitin nëpër Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Unë kam pas me u taku nja 30 herë me Kadri Veselin” – Dalladaku rrëfen se si e priste Veselin e Halitin nëpër Shqipëri

    Insajderi
    16 January 2022 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni Faton Dalladaku kishte synim të ndërtonte një spital në Prishtinë. Për disa arsye iu ndalua nga Qeveria e atëhershme Çeku. Atij në ‘ndihmë’ i dolë dy persona. Kadri Rexhepi e Rrahim Hashim. Iu prezantuar si përfaqësues të politikanit, Kadri Veseli. Ata sipas tij i thonin se do t’ia mundësonin ndërtimin e spitalit.

    Dalladaku në rrëfimit e tij ekskluziv për InDoks, është shprehur se dyshja e kishin mashtruar e zhvatur. Thotë se sipas tyre ai do të duhej të takohej me Kadri Veselin mbi 30 herë.

    Takimet deklaron se ia aranzhonin Kadri Rexhepi e Rrahim Hashimi. Ai ka treguar se sa herë ka shkuar në Shqipëri ku i ka pritur për takim Kadri Veselin e Xhavit Halit.

    “Sipas aranzhimeve që mi kanë bë ata unë kam pas mu taku nja 30 herë me Kadri Veselin çuditërisht në moment të fundit u anulojke takimi. Unë në Shqipëri më së paku jam shku nja 10 herë në ‘Sheraton’ e kam prit Kadri Veselin me ditë të tëra në Tiranë, e kam prit Kadri Veselin dhe Xhavit Halitin dhe çdo moment thonin qe rrugës asnjëherë nuk jam taku”, deklaron Dalladaku në InDoks prodhim i Gazetës Insajderi.

    Në një moment ai shprehet i bindur se ka biseduar me Veselin në telefon.

    “Unë kam fol në telefon me Kadri Veselin, zëri i tij ka qenë i njëjtë unë nuk e njohe personalisht atë njeri, unë kam respekt për shkak se ka qenë personalitet por nuk e njoh skam kontakt me të, skam pasur fizik se me njoftë por unë kam qenë i bindur që ai ka qenë Kadri Veseli”, tha ai.

    Dalladaku ka dhënë detaje se si bisedonte me Veselin e çka i thoshte.

    “Gjithmonë kur merrke të holla kur dërgojsha të holla që i kërkonte, fjalë miradie, ki me pa se kush është Kadria, ti je njeri i ndershëm, ardhmëria e Kosovës është me njerëz që merren me biznese të rangut tonë… Skam mujt me i incizu, nuk kam pasur pajisje për qesi telefonata. Skom pas, mirëpo mesazhet komunikimet krejt i kam deponuar në Polici, të gjitha”, potencoi ai në InDoks.

    Megjithëqë thotë që dikur ka besuar që është Kadri Veseli personi me të cilin po fliste, Dalladaku në fund nuk mbetet krejt i bindur se ka qenë vet Veseli, ish-Kryeparlamentari, ai me të cilin ka biseduar.

    “Herën tjetër nëse do të më jepet rastin të flasim për emra dhe vepra që kanë bërë kundër meje, kam pasur kontakte edhe me hetues krejt janë ndryshe fjalët prej tyre me realitetin që është paraqit nëpër dokuemnte të cilët janë suspenduar apo dënuar, ata kanë prova shumë që njëfarë mënyrë për hir të timin, edhe ata janë dënu, i kanë largu prej punës”, vijon rrëfimin biznesmeni kosovar.

    Ai tregon se kush e bindi që Kadri Veseli nuk kishte dorë në këtë punë.

    “P.sh pe marrë një rast kur e kam paraqit, unë kam mëndu që gjithsesi kam pasur mendjen që prapë duhet me përmend Kadri Veselin, ata më kanë bind që nuk ka lidhje, më kanë bind më kanë bind dhe hetues ka qenë Osmani dhe Zabërgja më kanë garantuar se nuk ka lidhje këtu më Kadri Veselin, aty më kanë dhënë një kurajo dhe e kam qel zemrën më shumë, këta janë ordinerë mashtrues, kriminelë mirë të organizuar mirëpo Kadri Veseli nuk ka lidhje”, deklaroi ai.

    Dokumentari i plotë: Rrëfimi i Faton Dalladakut – Viktima e ‘Currit’, ‘Apexave’ dhe të tjerëve


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark