Kush janë vëllezërit Krasniqi, që Dalladaku i akuzon për mashtrim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush janë vëllezërit Krasniqi, që Dalladaku i akuzon për mashtrim

    Insajderi
    16 January 2022 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arben dhe Astrit Kransiqi, të njohur si djemtë e ‘Apexave’, lojërave të bixhozit ndaj të cilëve ka pasur edhe një gjykim, janë dy vëllëzrit të cilët biznesmeni, Faton Dalladaku i akuzon për mashtrim.

    Për mashtrim me një pronë të madhe. Derisa një pronë tjetër ua kishte shitur.

    Krejt këtë rrëfim Dalladaku e dha në intervistë për InDoks prodhim i Gazetës Insajderi.

    “…mirëpo ata (Arben e Astrit Krasniqi) e kanë bë një mashtrim, një falsifikim të tipit të vet dhe në krye me Destan Rukiqin, po e ceki Destan Rukiqin – ai ishte avokat i çështjes, i marrëveshjes dhe ishte edhe një familjar i njërit prej Krasniqëve, edhe punëtor i tij i ri, Ilir Ramaj i cili me urdhrin e Destan Rukiqi pas disa ditëve kishte shkuar në gjykatë në Komunën e Prishtinës dhe kanë bërë transferin e një pronës tjetër time që nuk ka qenë, objekt i shitjes, prej 14 hektarë e kanë përkthy në emrin të tyre pa dijeninë time, katër hektarë që i kam shit unë, ka qenë në hipotekën ka pas afat që ta lirojë nga hipoteka ata nuk e kanë prit afatin dhe unë se kam ditë që i kanë përkthy”, thotë ai.

    “… ata e kanë falsifikuar një kontratë për shit-blerje, ska të bëjë me mua hiç edhe shkojnë e vërtetojnë në komunë të Prishtinës në zyrën për vërtetimin e kontratave kinse Ilir Ramaj një mashtrues, avokat unë e them me plotë fjalën mashtrues ai e vërteton kontratën kinse me autorizimin tim ka të drejtë me pranu parën jo pak 250 mijë euro. I marrin 14 hektarë, prapë pa dijeninë time, pa pasje të informatave unë i përmbahem marrëveshjes  e lirojë nga hipoteka që ka qenë objekt i shitjes 4 hektari dhe nënshkruaj 4 hektar pa e ditë që mi kanë marrë 14 më herët”, vijon rrëfimi i biznesmenit.

    Dalladaku në InDoks sqaroi se si vendosi të ngris padi civile ndaj vëllëzëve Kransiqi. Hedh akuza për ndërhyrje në rast.

    “Kur dulen prej burgu, bajagi mos ti padisë unë, mos ti denoncojë në Polici pasi që ishte me EULEX atëherë dhe kur dolën atëherë nisën me i ndrru fjalët njëri thojke po e tjetri jo dhe unë mendova se me ia u bë një padi civile, më të butë njëherë…., eprorët e Policisë rastin e degradojnë e qojnë në Ferizaj 4-5 hetueseve të mirë të Prishtinës e qojnë atje, një hetues njëfarë Kemajl Qakolli qaj nuk është hetues, një inxhinier nuk ka lidhje me hetime  – dhe krejt rastet e mija janë degradu aty”, tha Dalladaku.

    Krejt në fillim, Dalladaku thotë se kishte tentuar që rastin me vëllezërit Arben e Astrit Krasniqi, dikur drejtues të rrjetit të gjerë të bizneseve të kumarit, “Apex” e ‘Play for Ëin”, kishte tentuar ta zgjidhte me mirëkuptim, por dështoi.

    “Edhe për rastin e Krasniqëve, pas një kohë unë jam interesu se çka është bë me rastin kur shkuam në Prokurori Speciale një-dy-tri herë kur shkuam në Prokurori të Shtetit dhe u barte lënda poshtë-lartë, ping-pong. Dhe më në fund më thirr në telefon një prokurore e rasti më thotë unë jam prokurori Haki Geci, thotë a mundesh me ardhë, unë shkojë i lumtur – po shkon procesi përpara dhe më la përshtypje, bile më tha mos fol me askënd për këtë rast, as me avokat për shkak të mos rrjedhin informacione kur shkova u ndërpre për shkak se ishte intervistë e gjatë”, ka thënë Dalladaku i cili ndihej i mashtruar.

    Prokurori Haki Gecaj sipas biznesmenit Dalladaku do ta mbyllte atë rast.

    “…pas disa ditëve kishin ndryshu gjërat, ai më thotë spo mundem kurrqysh me tregu që ka krim të organizuar dhe unë i mllefosur them po a e keni lexu deklaratën qa ka thanë qeky Rama e tri katër deklarata vet e ka pranu, ai thotë tekstualisht “Ilir Ramaj është mashtrues, rrenc” e ka pranu rastin kinse ka hy në kompjuter ka bë kontrata mirëpo pasi rasti ka kalu kohë të gjatë ka mrri paranënshkrimin edhe thotë më spo mundem. Kransiqëve dhe këta bëjnë hajgare thonë kam vjedh unë tokën, kam bërë falsifikim thotë qe ku jam njëfarë mënyrë unë smundem as me arrestu as ta detyrojë ta kthejë atë”, shton ai.

    Ndërkohë, InDoks e ka pyetur Prokurorinë Speciale, dhe vetë Haki Gecajn se si e ka mbyllur këtë rast, kur toka që Dalladaku thotë se ia kanë marrë me letra të falsifikuar ende është aty, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. Ata nuk janë përgjigjur as nëse Prokurori Gecaj ka përfituar diçka nga vëllezërit Krasniqi për mbylljen e rastit.

    InDoks ka kontaktuar edhe me Astrit Krasniqin, por as ai nuk ka dashur që të flas për këtë rast.

    Për çka akuzoheshin në të kaluarën vëllezërit Arben e Astrit Kransiqi? 

    Katër vite më parë, njëri prej rasteve më të mëdha të krimit të organizuar ishte mbyllur nga Gjykata e Apelit. Për t’u rikthyer vetëm pastaj në rigjykim.

    Kjo gjykatë e shkallës së dytë e kishte vërtetuar vendimin e shkallës se parë, të datës 30 dhjetor 2015, marrë nga  gjyqtarja Kateien Gabriel Ëittenem, duke hedhur poshtë hedhur poshtë aktakuzën kundër 11 personave të ngarkuar mes tjerash për krim të organizuar.

    Rasti kishte të bënte me pronarët e lojërave të fatit “Apex”, Arben Krasniqi e Astrit Krasniqi.

    Përveç tyre të akuzuar ishin edhe Armend Neziri, Mujë Berisha, Gani Zeqiri, Kushtrim Hakaj, Arsim Mulliqi, Luan Halili, Agron Hoxha, Ilir Morina dhe Avni Morina për krim të organizuar, detyrim, shtrëngim dhe posedimi të paligjshëm të armëve  dhe narkotikëve.

    Në vendim thuhej se “Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore në ankesë gjeti se: Ankesa e Prokurorisë speciale të republikës së Kosovës është e pabazuar”.

    Ndërsa në arsyetimin e saj thuhet se gjykata e shkallës së parë në vendimin e muajit nëntor të vitit të kaluar “e pati hedhur poshtë si të palejueshme dhe të parregullt aktakuzën e prokurorisë speciale të Kosovës dhe ka pushuar procedurën penale kundër të pandehurve”.

    “Qëllimi i këtij grupi ishte përftimi material duke shfrytëzuar forcën dhe kërcënimet serioze për t’i detyruar bizneset apo individët tjerë që t’i mbyllin kazinotë e tyre, të largojnë makina të caktuara të lojërave të fatit, apo të veprojnë sipas kushteve të pafavorshme për ta”, pretendon prokuroria në aktakuzë.

    Veprat penale të pretenduara përfshijnë periudhën nga viti 2008 – 2013 dhe ndërlidhen me lojërat e fatit dhe të industrisë së kazinosë në Kosovë.

    Prokuroria pretendon se që nga viti 2008, deri në kohën e arrestimit, Arben Krasniqi dhe Astrit Krasniqi si pronar të Kompanisë së Kazinove, Apex “Play4ëin” kishin themeluar organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar dhe drejtuar aktivitetet e një grupi të organizuar kriminal. 

    Dokumentari i plotë: Rrëfimi i Faton Dalladakut – Viktima e ‘Currit’, ‘Apexave’ dhe të tjerëve


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark