Insajderi
Insajderi

Policia arreston gruan nga Prizreni që ishte në kërkim që nga vera

Insajderi
16 January 2022 - 17:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të diel në Prizren ka ndaluar një grua e cila kishte shkaktuar dhunë në familje dhe e kishte kanosur personin me të cilin ishte duke bashkëjetuar, shkruan Insajderi.

Ky rast, sipas policisë ka ndodhur gjatë muajit korrik të vitit të kaluar, ku thuhet se viktima kishte pranuar mesazhe kërcënuese me vrasje nga e dyshuara.

“Ky rast ishte iniciuar në polici dhe, nga atëherë e dyshuara ju kishte shmangur zyrtarëve të hetimeve për të dhënë deklaratë në lidhje me veprën penale të kanosjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, sot, e dyshuara me iniciale S.H, është ndaluar nga hetuesit policor dh e njëjta është arrestuar, ku më urdhër të prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark