Shtrenjtimi i rrymës? – Deliu i drejtohet Kurtit: Ikja nga përgjegjësia i është bërë e zakonshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shtrenjtimi i rrymës? – Deliu i drejtohet Kurtit: Ikja nga përgjegjësia i është bërë e zakonshme

    Insajderi
    17 January 2022 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Propozimi i ZRRE-së, për shtrenjtim të energjisë elektrike, ka ngjallur reagimin e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra.

    Deliu-Kodra, thotë se kjo gjë dëshmon se si do të vështirësohet jeta e ekonomive familjare dhe bizneseve në vendin tonë.

    Ajo ka kujtuar deklarimet e kryeministrit Kurti, në kohën sa ishte në opozitë, duke i akuzuar qeveritë e atëkohëshme si fajtore për çmimin e energjisë elektrike në vend.

    Tutje ajo shton se “ditën kur z. Kurti u ka thënë qytetarëve se “nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë” ka hequr dorë nga detyra e tij për t’iu shërbyer atyre.

    Shkrimi i plotë nga Blerta Deliu-Kodra:

    Dokumenti zyrtar i publikuar në medie lidhur me tarifat e reja të energjisë elektrike, pas shtrenjtimit të saj, dëshmon se si do të vështirësohet jeta e ekonomive familjare dhe bizneseve në vendin tonë.

    Albin Kurti, kur ishte në opozitë i fajësonte Qeveritë për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ai akuzonte se është Qeveria ajo që ka fajin dhe përgjegjësinë për vështirësimin e jetës së qytetarëve. Por, tani që është bërë Kryeministër, ikja nga përgjegjësia i është bërë e zakonshme.

    Ditën kur z. Kurti u ka thënë qytetarëve se “nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë” ka hequr dorë nga detyra e tij për t’iu shërbyer atyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark