Shqetësuese: Katër vjedhje të rënda raportohen brenda 24 orëve në këto qytete të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shqetësuese: Katër vjedhje të rënda raportohen brenda 24 orëve në këto qytete të Kosovës

    Insajderi
    18 January 2022 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër vjedhje të renda janë raportuar në Policinë e Kosovës brenda 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Vjedhjet kanë ndodhur në Prishtinë ( pjesë të veturave), Kllokot (vetura), Prizren (revole) dhe Pejë (llaptop dhe një televizor).

    Kohëve të fundit janë shtuar rastet e vjedhjeve në Kosovë.

    Raportet e plota:

    Rr. Hasan Remniku, Prishtinë, 16.01.2022-21:00.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur pjesë të veturave në pronën e ankuesit mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të  prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.

    VETURË E VJEDHUR

    Kllokot, 17.01.2022-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Prizren, 17.01.2022-10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda zyrës së kompanisë së tij me ç ‘rast kanë vjedhur një revole. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

    Pejë, 17.01.2022-07:40.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda një objekti,  ku kanë vjedhur një llaptop dhe një televizor . Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti nen hetime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark