FSK njofton kur do të mbahen homazhet për nënoficerin që ndërroi jetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    FSK njofton kur do të mbahen homazhet për nënoficerin që ndërroi jetë

    Insajderi
    19 January 2022 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sëmundje e rëndë ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari.

    Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me datë 20.01.2022 në ora 10:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet në ora 14:00 në varrezat e fshatit Batllavë, Komuna e Podujevës.

    Homazhet në Kazermë nuk janë të hapura për publikun.Besim Bajraktari ka lindur më 23 Janar 1973 në fshatin Batllavë , Komuna e Podujevës.

    Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, në Komandën e Zonës Operative të Llapit, pas transformimit të UÇK-së ka shërbyer në Shtabin e Përgjithshëm në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer detyra dhe pozita të larta të nënoficerit: Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe vdekja e ndau në pozitën e nënoficerit të lartë në Departamentin e Operacioneve dhe Trajnimeve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së. Pas vetës la bashkëshorten dhe tre vajza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark