Ndryshimet në RTK- Emërohet u.d i drejtorit kundërshtari i Ngadhnjim Kastratit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ndryshimet në RTK- Emërohet u.d i drejtorit kundërshtari i Ngadhnjim Kastratit

    Insajderi
    19 January 2022 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kohën kur është emëruar kryeredaktor i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, tashme drejtori i shkarkuar i RTK-së, Sindikata e Pavarur kishte kundërshtuar ashpër emërimin e tij duke e quajtur të jashtëligjshëm.

    E pjesë e Sindikatës së Pavarur ka qenë edhe Ushtruesi i drejtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, i cili po pritët të zgjedhet sonte.

    Nga kjo duket se në krye të RTK-së po vjen kundërshtari i drejtorit të shkarkuar nga Bordi.

    Më poshtë e keni edhe reagimin e 12 redaktorëve të Dhomës së Lajmeve kundër vendimit të menaxhmentit të RTK-së në vitin 2015  

    Shumica e redaktorëve të dhomës së lajmeve, të poshtëshënuar në këtë letër, shprehim kundërshtimin ndaj vendimit skandaloz të zyrtarizimit të Lorik Arifajt dhe Ngadhnjim Kastratit në pozitat e kryredaktorëve në RTK1 dhe RTK3.  

    Ka një vit që përmes shkresave zyrtare kemi dokumentuar se këta dy individë kanë shkelur çdo normë profesionale, duke anashkaluar standardet profesionale të RTK-së. Që të dy kanë censuruar, prodhuar propagandë dhe kanë shkelur kodin etik në raport me stafin e Dhomës së Lajmeve. Disa redaktorë kanë qenë cak i kërcënimeve verbale, shantazheve, dhe ndaj disa prej tyre janë inicuar masa ndëshkuese.  

    Në gjykimin tonë, ata kanë treguar anëshmëri të skajshme politike, duke dëmtuar imazhin e transmetuesit publik të Kosovës. Ju rikujtojmë se paanshmëria ka qenë njëri prej kritereve kryesore të konkursit dhe është paradoksale që menaxhmenti shkel vetë konkursin. Për këtë ka evidencë të dokumentuar në vazhdimësi, shumë prej të cilave edhe janë të protokolluara.

    Marrë parasysh këtë, ju informojmë se ne nuk do ta pranojmë këtë vendim, dhe rrjedhimisht nuk do ta njohim autoritetin e Lorik Arifajt dhe Ngadhnjim Kastratit.

    Është për keqardhje fakti se 12 redaktorë të dhomës së lajmeve janë injoruar nga menaxhmenti, i cili me vendimin e fundit konfirmoj se është bashkëpërgjegjës për gjendjen e krijuar.

    Ju rikujtojmë se pos tjerash, kërkesat tona legjitime, të inicuara prej kohësh, i kemi adresuar edhe tek anëtarët e  Bordit të  RTK-së, të cilët kanë thënë se janë në fazën e shqyrtimit dhe se pritet të marrin vendim gjatë kësaj jave.

    Siç edhe ju kemi paralajmëruar, kauzën për respektimin e ligjit për RTK-në; përmbushjen e misionit të transmetuesit publik; panashmërinë dhe objektivitetin në raportim, do ta vazhdojmë edhe në mënyra të tjera.

    E gjithë kjo nismë, bëhet në pajtim me përgjegjësitë tona si redaktorë të RTK-së, të cilët synojnë të përmbushin misionin profesional ndaj publikut.

    Me respekt redaktorët:

    Ardita Tafallari

    Arsim Halili

    Blerta Foniqi­

    Enver Bajrami

    Festim Kabashi

    Lindita Azizi

    Meneta Zekaj­Nushi

    Mimoza Zajmi

    Rabisha Muhaxhiri

    Pranvera Munishi­Morina

    Shkumbin Ahmetxhekaj

    Valbona Ismaili­Meholli


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark