Rritja e rasteve me Covid-19/ Ministri i Shëndetësisë tregon për masat e reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rritja e rasteve me Covid-19/ Ministri i Shëndetësisë tregon për masat e reja

    Insajderi
    20 January 2022 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike ka rekomanduar masat e reja anti-COVID. Teksa ende s’janë bërë të ditura të gjitha rekomandimet, shkollat në vend synohet që të mbesin të hapura.

    Pas takimit, të enjten, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se masat janë rishikuar dhe se ende po diskutohen.
    Ai s’ka dhënë detaje nëse gjithçka do të mbyllet në orën 22:00, siç ishte raportuar. Ka thënë se në takim është diskutuar veçanërisht për masat anti-COVID dhe për përhapjen e virusit, por që sipas tij, Kosova qëndron më mirë sesa vendet e rajonit. Ai ka apeluar për vaksinim derisa ka thënë se rekomandimet pritet t’i dërgohen Qeverisë sot në mbrëmje apo nesër në mëngjes.

    Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se shteti ka interesim që t’i mbajë shkollat hapur, pavarësisht rritjes së rasteve pozitive te fëmijët. Ajo ka bërë të ditur se sot gjatë ditës do të mblidhet task-forca e kësaj ministrie për të diskutuar për situatën e krijuar dhe nesër prapë do të ketë takim.

    Vetëm të mërkurën u regjistruan 2050 raste të reja pozitive, duke e vazhduar trendin ngritës. Aktualisht janë mbi 7200 raste aktive me COVID-19. Nga 2050, mbi 600 ishin të moshës nën 19-vjeçare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark