Tensionohet situata në Kuvend- Deputetët pengojnë fjalimin e Besnik Bislimit, i bien tavolinës me dorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tensionohet situata në Kuvend- Deputetët pengojnë fjalimin e Besnik Bislimit, i bien tavolinës me dorë

    Insajderi
    20 January 2022 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kohën kur Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bisnik Bislimi po replikonte në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës filluan ta pengojnë fjalimin e tij duke i rënë tavolinës me dorë, përcjell Gazeta Insajderi.

    Ky gjest i deputetëve të opozitës erdhi pasi Bislimi iu tha deputetëve po rreni.

    “U mbytem tu ju thanë po rreni, edhe prapë po dilni po rreni”, ishte deklarata e Bislimit drejt deputetëve.

    Pas zhurmës së krijuar ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili u bëri thirrje deputetëve që ta respektojnë njëri-tjetrin.

    “Ju lutem respektojeni njëri-tjetrin kur flisni edhe leni kolegët me fol”, tha Konjufca.

    Më pas kanë marrë fjalën përfaqësues të opozitës, të cilët e kanë kritikuar zv.kryeministrin për gjuhen ndaj deputetëve dhe e kanë akuzuar vetë atë për mashtrim.

    Edhe kryeparlamentari Konjufca ka thënë se shprehja e Bislimit drejtuar deputetëve nuk është e përshtatshme për parlament dhe ka kërkuar që të respektohen mes vete pjesëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark