
Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke konfirmuar aktakuzën për marrje ryshfeti nga të dyshuarit Luan Latifi, ish-kryeshef i Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Arben Bilalli, drejtor financiar në këtë institucion.
Këtë për Gazetën Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Pas kthimit në rivendosje nga Gjykata e Apelit më datë 17.11.2021, Gjykata Themelore në Prishtinë më datë 02.12.2021 ka refuzuar kërkesën për hudhje të aktakuzës të ushtruar nga mbrojtësi i të pandehurit L. L. si e pa bazuar”, ka thënë Gashi.
Ajo konfirmoi se “Gjykata e Apelit më datë 23.12.2021 ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë”.
Ndërkohë, Apeli muajin e kaluar e kishte vërtetuar aktvendimin e shkallës së parë duke refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit Florent Latifaj.
Shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje penale planifikohet të caktohet gjatë muajit mars-prill 2022. Apeli në muajin nëntor kishte pranuar si të bazuar ankesën e avokatit të Luan Latifit, duke prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë me të cilën ishte konfirmuar aktakuza për korrupsion.
Trupi gjykues i udhëhequr nga Bashkim Hyseni, i përbërë nga Tomislav Petroviq dhe Xhevdet Abazi, kanë gjetur shkelje ligjore në vendimin për konfirmimin e aktakuzës.
Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë nuk ka arritur të arsyetojë se me cilat prova është vërtetuar dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale marrje ryshfeti. Apeli në vendimin prej 3 faqesh, udhëzoi gjykatën e shkallës së parë që me rastin e rishqyrtimit të aktakuzës të arsyetojë secilën provë me të cilën vërtetohet dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen.
Lexo edhe: