
Raste e dhunës në familje nuk kanë të ndalur.
Edhe një tjetër rast është raportuar sot nga ana e Policisë së Kosovës ku thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull nga Prizreni, pasi i njëjti kishte tentuar që me një shufër metalike ta godiste vajzën e tij, përcjellë Insajderi.
Sipas policisë, i dyshuari po ashtu kishte dëmtuar veturën viktimës duke e goditur me shufër metalike.
Më pas, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte tentuar që me një shufër metalike ta godiste viktimën femër kosovare (vajzën e tij) . Më pas i dyshuari i kishte dëmtuar veturën viktimës duke e goditur me shufër metalike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë./Insajderi/