30 emigrantë të izollur brenda një banese, arrestohet 40-vjeçari nga Tirana dhe 2 të huaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    30 emigrantë të izollur brenda një banese, arrestohet 40-vjeçari nga Tirana dhe 2 të huaj

    Insajderi
    23 January 2022 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrugëtimi sfilitës për një jetë më të mirë, është kthyer në ferr në Shqipëri për 30 emigrantë të huaj. Ata janë privuar nga liria duke u mbajtur peng në një banesë në zonën e Laprakës që ishte përshtatur si hotel.

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Just in time”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Mentor Kuka 40 vjeç, banues në Tiranë, Muhamed Emin 26 vjeç, banues në Tarablos, Libi, dhe Zakaria Dervish., 27 vjeç, banues në Casablanca, Marok.

    Në banesën e shtetasit shqiptarit Mentor Kuka., në katin e parë, të tretë dhe të katërt, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 30 persona të shtetësive të ndryshme, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët mbaheshin në këto dhoma, pa u lejuar të dilnin, duke ju marrë mjetet e komunikimit dhe duke i kërcënuar familjarët në vendet e origjinës, për kryerjen e pagesës së transportit të këtyre shtetasve, drejt vendit tonë.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Just in time”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

    Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Sektorin e Forcës Operacionale dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

    Vihen në pranga 3 shtetas që mbanin në banesë emigrantët e paligjshëm.

    Procedohen penalisht edhe 14 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe me Sektorin e Forcës Operacionale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një banesë të përshtatur si hotel, në zonën e Laprakës, po mbaheshin të mbyllur rreth 30 persona, emigrantë të huaj, organizuan dhe finalizuan operacionin “Just in time”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    – M. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, M. E., 26 vjeç, banues në Tarablos, Libi, dhe Z. D., 27 vjeç, banues në Casablanca, Marok, për veprat penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

    Në banesën e shtetasit M. K., në katin e parë, të tretë dhe te katërt, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 30 persona të shtetësive të ndryshme, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët mbaheshin në këto dhoma, pa u lejuar të dilnin, duke ju marrë mjetet e komunikimit dhe duke i kërcënuar familjarët në vendet e origjinës, për kryerjen e pagesës së transportit të këtyre shtetasve, drejt vendit tonë.

    Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 14 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

    Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark