Insajderi
Insajderi

Qeveria nuk pyet gastronomët për masat e reja, ky është reagimi i tyre

Insajderi
23 January 2022 - 12:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria nuk pyet gastronomët për masat e reja, ky është reagimi i tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rritja rekorde e rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ashpërsojë masat Anti-Covid. Këto masa kanë hyrë në fuqi nga dita e djeshme dhe do të jenë të vlefshme deri më 4 shkurt.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka deklaruar se masat janë marrë pa u konsultuar me ta.

“Çdo masë e cila merret është dashur së pari të konsultohen me neve si odë, sepse ne përfaqësojmë një numër të madh të subjekteve hoteliere dhe turistike. Po ashtu edhe me akterë të tjerë pët të mundur tek një vendim e cila kish me qenë e favorshme edhe për aspektin ekonomik por edhe atë që të mos ketë influencë negative në këtë drejtim”, tha ai.

Sogojeva ka theksuar se vendimet nga Qeveria e Kosovës për masat Anti-Covid janë të njëanshme dhe nuk janë të mira për bizneset, raporton EO.

“Çdo vendim i cili merret pa u konsultuar me neve nuk është vendim i mirë. E dijmë që shëndeti është mbi të gjitha por edhe shëndeti ekonomik luan rol shumë të rëndësishëm”, shtoi ai.

Sogojeva tha se disa prej masave që janë marrë do të duhej të krahasoheshin me rajonin, sipas tij edhe në rajon ka raste të infektimeve por që shtetet tjera nuk kanë marr masa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark