
Ish kryeministri, dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rikthimit të bllokut B2 në punë.
Haradinaj i reagon Kuritit ku sipas tij, lajmi i ditës do të ishte se nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë, e jo u rikthye në prodhim Blloku B2.
Por, në postimin e tij në facebook, Haradinaj përballet më komentues. Ai ua sqaron se nuk e ka për qëllim të kundërshtoj kryeministrin ne çdo gjë, sipas tij, kur e ka mirë ai e mbështetë, shkruan Insajderi.
Komenti i tij në statusin e tij në Facebook:
Të nderuar lexues e komentues, Nuk e kam për qëllim me e kundërshtu Kryeministrin në çdo gjë që bën. Kur e ka mirë unë e mbështes, siç ishte rasti me referendumin kushtetues të Serbisë. Por krekosja e Kryeministrit se tash blejmë rrymë më pak, është tallje. Qytetarit duhet t’i thuhet qartë se nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës! Kjo është kryesorja, tjerat janë hajgare!