Vajza 10 vjeçare që i mbijetoi stuhisë së fuqishme në Rusi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vajza 10 vjeçare që i mbijetoi stuhisë së fuqishme në Rusi

    Insajderi
    23 January 2022 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë 10-vjeçe, mbijetoi në një natë një stuhie të fuqishme – ku qëndroi zgjuar duke përqafuar qentë.

    Vajza kishte shkuar nga shkolla në Ugelgorsk në ishullin rus Sahalin, por nuk kishte arritur të mbërrijë deri në shtëpi, pasi ai rajon u godit nga një stuhi e fuqishme dhe reshjet e mëdha të borës dhe erërat që frynin me 80 kilometra në orë.

    E kur u vërejt mungesa e saj, filloi operacioni i kërkim-shpëtimit. Autoritetet kompetente dhe banorët lokalë u fokusuan në “gjahun” me qentë, pasi vajza ishte parë duke luajtur me një qen pikërisht një natë para se të zhdukej.

    Prindërit e saj kanë thënë se vajza e tyre i do shumë kafshët. E një vullnetar e gjeti të nesërmen duke qëndruar pranë qenve që i përqafonte për t’u ngrohur.

    Vogëlushja është dërguar menjëherë në spital për kontroll – nga ku është konstatuar se gjendja e saj shëndetësore është stabile. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark