Shenja afrimi mes LDK-së së Abdixhikut e Vetëvendosjes, Isa Mustafa flet për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shenja afrimi mes LDK-së së Abdixhikut e Vetëvendosjes, Isa Mustafa flet për Insajderin

    Insajderi
    23 January 2022 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish- lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka dashur të komentoj zhvillimet e fundit brenda partisë.

    I pyetur nga Gazeta Insajderi se si e sheh LDK-në nga jashtë dhe nën drejtimin e Lumir Abdixhikut, zhvillimet brenda degës në Podujevë dhe deklaratat e Skënder Hysenit drejtuar Abdixhikut, Mustafa nuk ka dashur të lëshohet me komente.

    “Më vjen keq por nuk preferoj tani të lëshohem në këto relacione”, ka thënë shkurt Mustafa.

    Ditëve të fundit kemi parë disa deklarata të Agim Veliut i cili ende nuk po e pranon mënyrën si është shkarkuar nga Lumir Abdixhiku dhe po e konsideron ende vetën kryetar të degës në Podujevë.

    Po ashtu dhe një deklaratë e Skender Hysenit drejtuar krejt të LDK-së ka bërë bujë në media,  ku la hapësire për dyshime se brenda partisë ka përçarje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark