Kujdes kur vozisni, policia është gjithandej dhe ka shqiptuar kaq dënime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kujdes kur vozisni, policia është gjithandej dhe ka shqiptuar kaq dënime

    Insajderi
    24 January 2022 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria rajonale e policisë, Patrullat e trafikut rajonal në Gjilan në implementim të planit operativ, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik gjatë periudhës kohore 21/23-01.2022, kanë gjet pa rregullsi në komunikacion si dhe në mos zbatimin e masave anti-covid-19.

    Ku për shkeljet dhe veprimet  ndaj shkelësve te ligjit janë ndërmarr  këto masa ligjore:

    Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar:134

    Mos respektimi i këmbësorëve: 1                                                   

    Drejtimi i mjetit pa patentë shofer:3                                               

    Rripi i sigurisë: 21                                                                                       

    Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit:1                                    

    Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit:6                               

    Kyçja e  pa rregullt në rrugën kryesore: 3                               

    Mosrespektim i urdhrit të policit: 3                                         

    Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues:6

    Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër: 3

    Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit:11

    Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor:113

    Total: 305   gjoba                                                                                

    Policia e Kosovës vazhdon edhe aktivitetet e përbashkëta me inspektorët kompetent.

    Gjatë tri ditëve të fundit në Rajonin e Gjilanit në bazë të ligjit 07/L-006 janë shqiptuar 251 gjoba në bazë të ligjit anti COVID-19, ndaj atyre që nuk kanë zbatuar këto masa.

    Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon qytetarët për respektim të masave anti-COVID-19, të përcaktuara nga qeveria dhe institucionet shëndetësore, po ashtu inkurajon mediat dhe  qytetarët, dhe fton  që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë“ dhe adresës [email protected]  dhe në numrit kujdestarë: 192, qëllimi i Policisë së Kosovës është krijimi i një ambienti të qetë dhe prosperues për gjithë qytetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark