"Kosova nuk krahasohet me Zvicrën"- Ambasadori i Kosovës në Zvicër komenton masat e qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova nuk krahasohet me Zvicrën”- Ambasadori i Kosovës në Zvicër komenton masat e qeverisë

    Insajderi
    25 January 2022 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Kosovës në Zvicër Sami Ukelli ka folur për masat anti-COVID në Kosovë, në veçanti ato për personat që duan të hyjnë në vend.

    Në një intervistë për gazetën zvicerane 20 Minuten, Ukelli është pyetur se pse Qeveria e Kosovës është treguar kaq e rreptë duke kërkuar që kushdo që hyn në Kosovë duhet të vaksinohet së paku dy herë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ukelli është shprehur se sistemi shëndetësor në Kosovë nuk është i krahasueshëm me atë të Zvicrës.

    “Kushti në mënyrë indirekte shërben për mbrojtjen e vizitorëve. Sistemi shëndetësor në Kosovë nuk është i krahasueshëm me atë të Zvicrës. Nuk mund mund të ofrohet i njëjti trajtim në rast urgjence. Dhe ata që janë vaksinuar dy ose tre herë kanë më pak gjasa të përfundojnë në një njësi të kujdesit intensiv sesa ata që nuk janë vaksinuar”, ka thënë ai për 20 Minuten, transmeton Reporteri.net.

    Në pyetjen e 20 Minuten se pse vetëm rreth 50% e kosovarëve janë vaksinuar dhe nga vjen ky skepticizëm për t’u vaksinuar, Ukelli është përgjigjur se nuk e di se nga vjen ky skepticizëm.

    “Megjithatë, shumë nuk vaksinohen – nuk e di se nga vjen skepticizmi. Në përgjithësi, kjo nuk e ndryshon faktin që personat e pavaksinuar kanë një rrezik më të lartë për të përfunduar në spital”, është përgjigjur Ukelli.

    Sami Ukelli është emëruar ambasador në Konfederatën Zvicerane në Bernë në shtator të vitit 2020.

    Nga viti 2010 deri në vitin 2012 ai ka qenë ambasador i Kosovës në Japoni, teksa në periudhën 2013-2015 ai ka përfaqësuar Kosovën si ambasador i saj në Hungari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark