Pacolli: Osmani nuk m’i ktheu mesazhet, njerëzit kur e kalojnë lumin nuk e shikojnë kalin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pacolli: Osmani nuk m’i ktheu mesazhet, njerëzit kur e kalojnë lumin nuk e shikojnë kalin

    Insajderi
    25 January 2022 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur për raportin që ka me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin. Ai thotë se i ka shkruar dy herë sms dhe nuk ka marrë përgjigje nga Osmani.

    “I kam dërgu dy sms, nuk ka lidhje për çka. As nuk I ka ra me I shiqu edhe me mi kthy”, ka thënë Pacolli.

    Pacolli përdor dhe një fjalë të urtë popullore për Osmanin: Njerëzit kur e kalojnë lumen nuk e shikojnë kalin.

     “Por sidoqoftë kom respekt për institucionet dhe zonjën president, e din mirë ajo sa e kam mbështet kur Isa Musatafa ka dashtë me lënë jashtë listës, bile kam ofruar Mustafës mundësin që unë të tërhiqem nga numri dy dhe t’ja lë asaja”, tha Pacolli./Gazeta Insjaderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark