Vëzhgimi skandaloz : Kush i lëshoi mercenarët e rrjetit në sulmin ndaj portaleve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vëzhgimi skandaloz : Kush i lëshoi mercenarët e rrjetit në sulmin ndaj portaleve

    Insajderi
    26 January 2022 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo audio që zbulonte dhe faktin që Struktura e Posaçme Antikorrupsion kontrollohej nga vetë Partia Socialiste, duhet të zhdukej!

    Edhe pse në çdo intervistë televizive, vetë Veliaj është shprehur se ajo audio përmbante një bisedë që e bënte çdo djalë në dhomën e ndërrimit, duket se vijimi i qarkullimit të fjalëve +18 që dilnin nga goja e tij, vijon ta shqetësojë. E duket se pavarësisht tentativave për të normalizuar një fjalor rruge të iniciuar nga vetë zyrtari i lartë i Tiranës, është futur në veprim plani ‘B’: Eliminimi!

    Që prej ditës së hënë, ditë kur edhe njohur dritën e publikimit përgjimi skandaloz në mbledhjen me Shoqatat Sportive të Tiranë, Dosja.al mori sulmet e para. Web-i që zakonisht merr lajmet brenda pak sekondash, kohë për të cilën bëhet edhe lufta për ‘lajmin e fundit’, nisi të kishte probleme. Asgjë nuk funksiononte dhe grupi i ekspertëve të IT-së që kujdesen për portalin e Dosja.al dolën në përfundimit së bëhej fjalë për sulme kibernetike.

    Prejardhja: Kryesisht nga Gjermania e Serbia.

    Nuk vonoi shumë dhe të njëjtat probleme nisën të kishin edhe portale të tjera, si Lapsi.alSyri.net dhe SportEkspress. Për Lapsi.al denoncoi vetë botuesi i kësaj medieje në profilin e tij në Facebook, Andi Bushati. Analisti shënjestronte kryebashkiakun Veliaj për sulmet që po merrte faqja e tij. Gazetari Çim Peka, drejtor i Syri.net e Syri TV e tha ‘live’ gjatë emisionit të tij se skuadra që po kryente këto sulme ishte e mirëorganizuar dhe madje po paguante mijëra euro. Peka nuk e përmendi emrin e Veliajt, por shkaku mbetej po i njëjtë, audiopërgjimi.

    Eksperti i IT-së, Gent Progni në një koment në Facebook, konstatonte se bazuar në informacionet që ai kishte janë paguar jo pak, por mbi 50 mijë euro për këto sulme kibernetike. Të gjitha këto para që ndryshe nga prioritetet që Veliaj thotë se ka, shkojnë për të sulmuar e për t’i kyçur gojën pushtetit të katërt, medias.

    Kjo në fakt nuk është e parë që mediat sulmohen. Konkretisht Jeta Osh Qef, Dosja.al, Syri.net e Lapsi.al kanë qenë në fokus të sulmeve kibernetike. Madje JOQ i është mbyllur disa herë edhe faqja zyrtare në Facebook. A ka nisur ndonjë hetim SPAK për këto sulme? Apo nuk ka marrë urdhër nga ‘lart’ për t’i nxirë jetën dikujt, ashtu siç kryebashkiaku kërcënonte se do të bënte kundrejt zyrtarëve të FSHF?

    Këtë herë nuk bëhet fjalë për përgjime ambientale, në një mjedis jopublik të cilat sipas kryeministrit Edi Rama nuk duhet të merren për bazë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, provat janë publike, portalet janë sulmuar e institucionet duhet të veprojnë!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark