Kurti në përkrahje të filmit “Zgjoi”: Përshkruan qëndresën e grave të Krushës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kurti në përkrahje të filmit “Zgjoi”: Përshkruan qëndresën e grave të Krushës

    Insajderi
    26 January 2022 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Filmi kosovar “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, ‘Oscars’, në kategorinë Filmi Ndërkombëtar me metrazh të gjatë.

    Lidhur me këtë një reagim e ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një postim në Twitter ka shfaqur përkrahjen e tij për filmin që ka pushtuar botën.

    Tutje, Kurti thekson se ky është një film i bazuar në histori të vërtetë që përshkruan qëndresën e grave të Krushës.

    “Nesër fillon votimi i nominimit për Oscar, përfshirë edhe për Hive. Ky film, i bazuar në një histori të vërtetë, përshkruan qëndresën e grave të Krushës”, ka thënë Kurti.

    “Triumfi i tyre erdhi si rezultat i forcës që i dhanë njëri-tjetrit”, ka vazhduar më tej ai./insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark