Infermierët obligohen të punojnë edhe nese rezultojnë pozitiv me test rapid, reagon sindikata - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Infermierët obligohen të punojnë edhe nese rezultojnë pozitiv me test rapid, reagon sindikata

    Insajderi
    27 January 2022 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të QKUK-së i cili thotë nuk do pranohen si dëshmi nga infermierët dhe stafi tjetër shëndetësor, rezultatet pozitive për COVID-19 përmes testeve rapide.

    Përmes një komunikate, thuhet se kjo sindikatë nesër do të kërkojë përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe Qendrat e Testimit Rapid në kuadër të Komunave lidhur me validitetin e rezultateve që dalin nga testimet rapide.

    “Ndërkohë inkurajojmë SHSKUK / QKUK që të përmbahet nga vendimet e pamatura që paraqesin standart të dyfishtë, pasi këso vendime japin pasqyrë të keqe për një institucion kredibil siç është SHSKUK / QKUK, ndërsa në rast se SHSKUK / QKUK ka dyshime rreth mënyrës së testimit apo keqpërdorimeve, konsiderojmë që si institucion kanë resurse të mjaftueshme për mbikëqyrjen e këtij procesi. Mirëpo mos të harrojmë që komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor çdo herë, e sidomos që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e kanë dëshmuar korrektësinë e tyre, kanë dëshmuar që janë të përgjegjshëm, ndërsa përmes punës, angazhimit, dhe sakrificës kanë dëshmuar që vendi dhe qytetarët mund të llogarisin në infermierët dhe shërbimet e tyre”, thuhet tutje në reagim. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark