Ushtari ukrainas vret katër ushtarë tjerë dhe një grua civile, besohet se ka kallash me 200 plumba - Insajderi
×

Ushtari ukrainas vret katër ushtarë tjerë dhe një grua civile, besohet se ka kallash me 200 plumba

Insajderi
27 January 2022 - 09:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ushtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës ka qëlluar me armë në drejtim të rojave të sigurisë në një fabrikë ushtarake në pjesën qendrore të Ukrainës për arsye të panjohura, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur pesë të tjerë, tha policia.

Të shtënat ndodhën të enjten herët në mëngjes në Dnipro, në fabrikën e raketave “Pivdenmash”, gjatë dorëzimit të armëve te rojat, tha një ministri ukrainase përmes një deklarate.

Policia tha se katër ushtarë dhe një grua civile janë në mesin e viktimave, shkruan The Guardian.

Policia është vënë në kërkim të ushtarit që ndodhet në arrati. Sipas policisë, ai ka një armë të tipit kallashnikov dhe 200 plumba.

Incidenti ndodhi rreth orës 3 e 40 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale, kur sulmuesit po i dorëzohej arma në fillim të ndërrimit, thanë autoritetet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark