
Të mërkurën në Gjimnazin ,,Hamdi Berisha” në Malishevë është kapur një nxënës me revole dhe tre fishek në qantë, shkruan Insajderi
Rreth orës 09:00 të mëngjesit nga stafi i Gjimnazit ,,Hamdi Berisha” në Malishevë Stacioni policor – Malishevë është informuar se gjatë inspektimit të një klase në çantën e librave të të dyshuarit- të miturit (nxënës i kësaj shkolle ) është gjetur një armë zjarri e llojit EKOL Special 99 , cal.9 mm me një karikator dhe tre fishek adekuat për te njëjtën armë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Nusret Gjukaj, zyrtar për media nga Policia e Kosovës për ragonin e Gjakovës.
“Patrulla policore ka shoqëruar të dyshuarin në Stacionin policor në Malishevë nga i cili në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës i është marrë deklarata me shkrim. Arma e zjarrit së bashku me dëshmitë tjera është konfiskuar, është informuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka udhëzuar të iniciohet procedurë penale për armëmbajtje pa leje, si dhe i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, tha ai.