Gra shtatzëna e fëmijë të shtrirë në spital nga gjendja e rënduar me Covid-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gra shtatzëna e fëmijë të shtrirë në spital nga gjendja e rënduar me Covid-19

    Insajderi
    27 January 2022 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se dhjetë gra shtatzëna me Cofvid-19 janë duke marrë trajtim në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

    Sipas njoftimit të ShSKUK-së gjithsej në trajtim për Covid-19 janë 181 pacientë, 144 prej tyre të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 37 të tjerë post-Covid-19.

    Me oksigjeno-terapi janë 98 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 3 pacientë.

    Njoftimi i plotë:

    ShSKUK: 181 pacientë në trajtim mjekësor
    Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në trajtim mjekësor janë 181 pacientë, 144 prej tyre të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 37 të tjerë post-Covid-19.
    Me oksigjeno-terapi janë 98 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 3 pacientë.
    Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
    Klinika Infektive, 67 pacientë
    Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-covid
    Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë
    Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
    Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë
    Spitali i Prizrenit, 6 pacientë
    Spitali i Pejës, 9 pacientë
    Spitali i Gjakovës, 16 pacientë
    Spitalit Mitrovicës,12 pacientë
    Spitali i Ferizajt, 4 pacientë
    Spitali i Gjilanit, 11 pacientë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark