
Gazetari, Ilir Mirena i ka dalë në krah Albulena Haxhiut pas audio incizimit që u publikua sot në media se ajo ka dashur ta lë Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të pagës.
Mirena ka thënë se në atë periudhë Albin Kurti iu ka kërkuar deputetëve të VV që me e dhuru gjysmën e rrogës për partinë.
Mirena thotë që mos të gjykohet Albulena sepse sipas tij ka pas shpenzime si një nënë e fëmijëve.
Postimi i plotë:
Eh n’pare mos na prek!
Gati e paska pas lane VV’ne Albulena Haxhiu shkaku i pages. E kam pas degju kete shume moti, por sot ma vertetuan bisedat e incizuara.
Asokohe propozimi dhe insistimi i Kurtit ka qene qe deputet e VV’se me e dhuru gjysmen e pages per partine.
Ne kete situate, nuk eshte qe s’i jap te drejt Albulenes. Lehte e ka pas Albini me iu thane te tjerve jepeni gjysmen e pages per parti, kur vet familjen ne Norvegji, as gajlen e baneses, ushqimit e faturave…
Pra, mos e gjykoni Albulenen, dilni ne pozicionin e saj. Nane e re, me femije, shpenzime, qiraja, etj., e gjysmen e rroges se saj psh me e marr far Arber Zaimi a Elvis Hoxhe ne Tirane… 🙂