Rritje e dukshme e fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Rritje e dukshme e fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”

    Insajderi
    28 January 2022 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e katërt të vitit 2021, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.

    Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e katërt 2021 ka rritje në krahasim me tre muajt e fundit të vitit 2020 për 46%.

    Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 555 mijë, që në raport me TM4 2020 ka rritje për 47%.

    Ndërkaq, në tetor, nëntor dhe dhjetor, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16, 000, dhe krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020 numri i pasagjerëve është rritur për 7%.

    Transporti i mallrave me tren ndërkaq është rreth 30 mijë ton.

    Në territorin e Kosovës, janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark