Premtohej luftim i krimit, por edhe gjatë Qeverisë Kurti nuk hetohen tenderët 11 milionësh të mikut të Agim Veliut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Premtohej luftim i krimit, por edhe gjatë Qeverisë Kurti nuk hetohen tenderët 11 milionësh të mikut të Agim Veliut

    Insajderi
    28 January 2022 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me certifikata që dyshohet se janë falsifikuar, kompania “Beni Dona Plast” ka fituar jo vetëm tenderin për furnizimin me ushqim të shtëpive të pleqve, por edhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të dy tenderët bashkë kapin vlerën e afro 11 milionë eurove. Rasti, ndonëse nga Task Forca Kundër Korrupsion e Policisë është dërguar në Prokurorinë Speciale, ai ka përfunduar te Prokuroria Themelore e Prishtinës. Themelorja fillimisht e ka mbyllur atë, për ta riiniciuar pas kërkesës së një OJQ-je për qasje në vendimin për mbyllje. Dy vjet pas, kjo çështje është ende në fazën e hetimit parapenal, që i bie se kompanisë i lejohet e drejta për të konkurruar në tenderë të tjerë. Për rastin janë të njoftuar Ministria e Drejtësisë dhe autoritetet gjermane./Koha.net/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark