Rritja e pagave të mësimdhënësve, zv. ministri Pupovci jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Rritja e pagave të mësimdhënësve, zv. ministri Pupovci jep detaje

    Insajderi
    28 January 2022 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci u shpreh se aprovimi i Ligjit për Paga nuk do të thotë rritje e pagave.

    Pupovci deklaroi se për tu rritur paga, duhet të rritet vlera e koeficientit dhe kjo siç tha ai, rritet me rritje ekonomike, shkruan rtv21.tv.

    Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, para një jave, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars.

    “Nga raportimi i fundit që kemi pasur në dhjetor, jo më shumë se një muaj, janë zhvilluar takime të shpeshta për finalizim. Janë diskutuar koeficientet për secilën pozitë në bazë parimore, të drejtë e mosdiskriminuese. Lista duhet të jetë parimore e të reflektojë barazi. Në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, janë eliminuar pjesët ku është vlerësuar se janë tejkaluar kompetencat e Qeverisë”, ka thënë Sveçla.

    Ndryshe, në vitin 2021, Qeveria Kurti është gjendur nën trysninë e sindikalistëve për ta proceduar sa më parë në Kuvend Ligjin e Pagave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark