Koreja e Veriut nuk i nënshtrohet ShBA-ve, kryen testin më të madh raketor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Koreja e Veriut nuk i nënshtrohet ShBA-ve, kryen testin më të madh raketor

    Insajderi
    30 January 2022 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koreja e Veriut ka kryer lansimin e raketës më të madhe që nga viti 2017.

    Koreja e Jugut ka raportuar se lansimi ka ndodhur në ora 07:52, në lindje të brigjeve të Koresë së Veriut,

    Në anën tjetër, Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA-të, kanë dënuar lansimin që është testi i shtatë i realizuar gjatë këtij muaji.

    Kombet e Bashkuara i kanë ndaluar Koresë së Veriut testimin e armëve balistike bërthamore – duke i vënë sanksione për mospërfillje.

    Madje ky shtet në lindje të Azisë vazhdimisht kryen testime, kurse lideri i saj Kim Jong-un ka premtuar se do të rrit kapacitet e saj mbrojtëse.

    Organet e sigurisë së Koresë së Jugut, kanë njoftuar se verikoreanët kryen testimit e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi (IRBM), që po konsiderohet si më i madhi që nga nëntori i vitit 2017.

    E japonezët kanë vlerësuar se raketa ka arritur fluturuar në mbi dymijë metra lartësi, për më shumë se 30 minuta. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark