Trazira në Kanadë: Kryeministri dhe familja e tij u dërguan në një vend sekret - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trazira në Kanadë: Kryeministri dhe familja e tij u dërguan në një vend sekret

    Insajderi
    30 January 2022 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkundër reshjeve të borës, mijëra protestues kundër vaksinës së detyrushme kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit Ottava të Kanadasë duke u mbledhur para obijektit të Parlamentit, ndërkaq Kryeministri Justin Trudeau dhe familja e tij u dërguan në një vend sekret, transmeton Insajderi.

    Protestat në Kanada u nisën nga një grup i shoferëve kamionësh që e quanin veten “Konvoji i Lirisë”, dhe reaguan ndaj kërkesës së qeverisë për vaksinën Covid në transportin ndërkufitar.

    Përderisa Konvoji i kamionistëvë protesues mbërriti në kryeqytetin Otava, atyre iu bashkuan edhe mijëra protestues që ishin kundër vaksinës.

    Në protestat që po zhvillohen në -21 gradë, një qendër tregtare afër parlamentit u mbyllë për të mos i pranuar protestuesit pa maska, shkruan The Guardian, përcjellë Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark