Skandal| Si u privatizua objekti në mes të Ferizajt pa kushte, sot pronari kërkon pesë milionë për t’ia kthyer shtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Skandal| Si u privatizua objekti në mes të Ferizajt pa kushte, sot pronari kërkon pesë milionë për t’ia kthyer shtetit

    Insajderi
    30 January 2022 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    INSAJDERI

    Gjatë ditës së sotme, Insajderi kishte raportuar për vendosjen e reklamave në muralin e hotel ”Lybeteni” që paraqet figurën e kamarierit, monument ky i cili e identifikon qytetin e Ferizajt.

    Në lidhje me këte, nënkryetari i Komunës së Ferizajit Lulzim Aliu, i ka thënë Insajderit se murali është vendosur në hotel ”Lybeteni”, i cili ishte të privatizuar pa kushtin e mbrojtjes.

    Duke pohuar se kanë marrë shumë reagime për vendosjen e raklamave, Aliu theksoi se kjo çështje do të shqyrtohet nesër (të hënën) nga ana ligjore.

    “Do ta shqyrtojmë sërish nesër nga ana ligjore. Ai mural është në një objekt i cili është privatizuar pa kushte për mbrojtje. Nëse pronari vendos me e rrënu objektin nuk mund ta ndalim. Vërtetë ka pasur reagime por ta shohim nesër.”, ka thënë Aliu.

    Insajderi po ashtu ka kontakuar edhe me pronarin aktual të hotel ”Lybeteni”, Fahri Bega, i cili ka deklaruar se nuk do të merr asnjë veprim për largimin e reklamave ngase obijekti është pronë private e tij.

    Duke deklaruar se këtë obijekt e kihte blerë me tender publik nga Agjencia Kosovare për Privtizim (AKP), Bega sot i kërkon shtetit 5 milionë euro për t’ja kthyer shtetit simbolin e qytetit të Ferizajt.

    “Nuk do të marrim asnjë veprim ngase ai hotel është pronë private i pambrojtur ligjërisht. Shteti le të m’i kthejë mua 5 milionë euro dhe unë ja kthej sombolin e qytetit sepse unë e kam blerë më tender publik prej shtetit dhe pa kushte, përkatësisht në vitin 2006 nga AKP-ja”, theksoi Bega./A.Begolli/Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark