Polica në kërkim te Molliqajt-Kryetari i PSD-së fik telefonin, nuk gjendet as në zyre e as në banesë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Polica në kërkim te Molliqajt-Kryetari i PSD-së fik telefonin, nuk gjendet as në zyre e as në banesë

    Insajderi
    30 January 2022 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për sulm ndaj zyrtarit policor, Dardan Molliqaj nuk u arrestua në protestën e së shtunës.

    Megjithatë, me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, organet e rendit u morën një ditë më pas.

    Siç merr vesh Klan Kosova, policia provoi të kontaktojë me Molliqajn që ta ftojë për intervistim si i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar, por ai kishte fikur telefonin e tij.

    Të uniformuarit, nuk e gjetën atë as në selinë e partisë dhe banesën e tij.

    Me organizatorin e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, nuk arriti të bie në kontakt as televizioni gjatë ditës, njofton Klan Kosova.

    Megjithatë, kryetari i PSD-së, u lajmërua të dielën, veçse përmes rrjetit social Facebook.

    Fillimisht, ai paralajmëroi se nëse rryma shtrenjtohet, aksionet e protestat do të vazhdojnë, derisa një vendim i tillë të kthehet prapa.

    Ai bëri edhe një postim tjetër më pas, ku mori përgjegjësinë mbi incidentin në protestë.

    Megjithatë, tha se një sqarim për rastin është i nevojshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark