Lajçak deklaron se BE e SHBA kanë vizionin e njëjtë për dialogun Kosovë-Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak deklaron se BE e SHBA kanë vizionin e njëjtë për dialogun Kosovë-Serbi

    Insajderi
    31 January 2022 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në konferencë për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se kjo është vizita e tij e shtatë në Kosovë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

    Ai tha se vizita e përbashkët me Escobarin është mesazh se SHBA dhe BE-ja punojnë së bashku për procesin e dialogut.

    “Për mua është vizita e shtatë për dialog. Por jemi këtu me kolegun Escobar për të dhënë mesazh se BE dhe SHBA punojnë krah për krah për procesin e dialogut. Kjo ishte mundësi e mirë për planet tona dhe do të vazhdojmë bisedimet dhe do të qëndrojmë deri të mërkurën”,  tha ai.

    Video:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark