Harrohen premtimet e fushatës, Kryetari i Prizrenit fillon me rehatim të njerëzve të PDK-së nëpër pozita - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Harrohen premtimet e fushatës, Kryetari i Prizrenit fillon me rehatim të njerëzve të PDK-së nëpër pozita

    Insajderi
    31 January 2022 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, ka emëruar ish kandidaten PDK-së për asamble komunale në Prizren Vlora Karavidaj, si ushtruese e detyrës së drejtorit në Çerdhen Publike “11 Marsi” në Prizren, raporton Insajderi. 

    Vlora Karavadaj, në zgjedhjet lokale të mbajtura gjatë vitit të kaluar, ishte kandidate për asamblenë komunale nga radhët e PDK-së në Prizren, post ky i cili nuk arriti ta fitoj për shkak të votave të pamjaftueshme.

    Ajo po ashtu kishte punuar si profesoreshë në Shkollën e Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni”, nga ku ishte dorëhequr për të ushtruar detyrën e dhënë nga kryetari Totaj, shkruan Insajderi.

    Ndërkaq, depolitizomi i institucioneve arsimore nga politika, ishte njëra nga premtimet me të cilën Shaqir Totaj mori besimin e prizrenasve.

    Video:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark