Skandaloze: Kështu bartet mishi në një mishtore në Mitrovicë, hedhet në dysheme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Skandaloze: Kështu bartet mishi në një mishtore në Mitrovicë, hedhet në dysheme

    Insajderi
    31 January 2022 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mishtore e njohur në Mitrovicë ka zgjedhur një formë më të lehtë për transportimin e mishit.

    Sasi e madhe e mishit është transportuar duke u hedhur në dyshemen e furgonit, dhe të njëjtit do të ju shitet qytetarëve posa të dërgohet në mishtore.

    Nga pamjet e siguruara nga “Jepi zë” shihet se mishi po transportohet me furgon në pjesën e prapme të tij ku pastërtia lë shumë për të dëshiruar.

    Qytetarët janë shprehur të shqetësuar me këtë veprim pasi kanë thënë se rrezikojnë të infektohen nga konsumi i këtij mishi.

    Ndryshe, edhe vite më parë ishte zbuluar një skandal i mishit në dy markete në Mitrovicë.

    Atje ishte raportuar se mishi po shitej me afat të skaduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark