
Moderatori i Pressing, Leonard Kerquki ka reaguar pas arrestimit të Dardan Molliqaj para zyrave të T7 ka thënë se Dardani ka qenë tërë ditën në zyre të tij dhe nuk është arrestuar. Ai ka thënë se nuk po e kupton spektaklin e policisë në oborrin e televizionit.
Çka po dojne me deshmu me këtë akt dhe kujt po ia tregojnë forcën?, pyet Kerquki.
Postimi i plotë:
Siç arritet me pa LIVE, mbi 40 police e rrethuan studion e Pressingut dhe e arrestuan Dardan Molliqajn, te ftuarin e emisionit. Kjo eshte hera e pare qe i ftuari arrestohet para emisionit. Sipas PSD’se, Molliqaj ka qene tere diten ne zyren e tij, prandaj nuk e kuptoj kete spektakel te policise ne oborrin e televizionit. Cka po dojne me deshmu me kete akt dhe kujt po ia tregojne forcen?
Emisioni, mbahet, megjithate.